Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikë që po tallet me Kuvendin e Kosovës

04 shtator 2026 | 16:02

Drejtori ekzekutiv i Institutit  të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi Avni Dehari ka caktuar seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator.

Miftaraj ka shkruar në “Facebook” se historia do ta mbajë mend Deharin si dikë që po tallet me Kuvendin e Kosovës.

“Avni Dehari e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në lodër me të cilën luan sipas tekave të tij dhe urdhrave që merr nga partia. Republika i duron dhe i tejkalon edhe këto sfida, padyshim. Historia do t’i mbajë mend, e pasardhësit e këtyre që po tallen me Kuvendin e Republikën mbase do të skuqen dhe do t’u vijë marre për këto veprime të familjarëve të tyre”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka ndërruar jetë veterani dhe kontribuesi i çështjes kombëtare, Ramadan…