UNMIK-u publikon fotografinë e rrallë nga viti 1999: Një moment shprese pas një periudhe të vështirë

05 shtator 2026 | 00:04

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka publikuar një fotografi të rrallë nga viti 1999, e cila rikthen në kujtesë atmosferën e asaj periudhe të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Në fotografi shihet një djalë i ri me duart e ngritura mes një turme njerëzish, në një moment që UNMIK-u e ka përshkruar si simbol të shpresës dhe qëndrueshmërisë pas përjetimeve të rënda.

“Fytyrat u kthyen nga qielli, ndërsa entuziazmi i një djali të ri kap një moment shprese në vitin 1999. Pas një periudhe vështirësish të thella, skena të tilla pasqyronin qëndrueshmërinë e njerëzve dhe shpresat e tyre për të ardhmen”, thuhet në përshkrimin e UNMIK-ut.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj të parit…