“Kosova po pret”, lokalet në Gjilan stolisen me flamuj të UÇK-së
06 shtator 2026
| 11:01
Kanë mbetur edhe më 10 ditë deri te shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para 16 shtatorit, do të mbahet një marsh në Prishtinë më 12 shtator në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Për këtë organizim të platformës “Liria ka emër”, po vazhdon mobilizimi i madh nëpër të gjitha komunat e Kosovës, për të marshuar në Prishtinë.
Qytetarë të shumtë, biznese e kategori të ndryshme të shoqërisë janë organizuar për të shprehur përkrahhe për katërshen e UÇK-së.
Në Gjilan, pothuajse të gjitha lokalet e gastronomisë tashmë kanë vendosur flamujt e UÇK-së.




