Pique kritikon Real Madridin: Kanë gabuar me Xabi Alonson
Gerard Pique ka dhënë një deklaratë të fortë për situatën e Xabi Alonsos, duke lënë të kuptohet se Real Madridi ka bërë një gabim të madh me trajnerin spanjoll të cilin e shkarkoj sezonin e kaluar.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës vlerëson lart aftësitë taktike të Alonsos dhe kujton suksesin e tij me Bayer Leverkusenin, ku arriti të fitojë Bundesligën përpara Bayern Munichut, duke ndërtuar një skuadër spektakolare me lojtarë si Jeremie Frimpong dhe Alejandro Grimaldo.
Sipas Piques, Real Madridi nuk duhej të hiqte dorë nga Alonso dhe problemet e egove brenda dhomës së zhveshjes nuk duhet të kishin vendosur fatin e një trajneri të nivelit të tij.
“Real Madridi ka gabuar me Xabi Alonson. Ai është një gjeni taktik dhe tani po e shohim se çfarë është i aftë të bëjë”, është mesazhi që i atribuohet Piques.
Pique e ka krahasuar këtë situatë edhe me filozofinë e Barcelonës, duke theksuar se te klubi katalanas nuk duhet të ketë lojtarë që e vendosin veten mbi interesat e klubit.
“Ky është diçka që nuk do të ndodhte te Barcelona. Te Barça, asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi. Çdo futbollist duhet të respektojë fanellën dhe të luftojë për stemën”, thuhet në deklaratë.
Pique përmend edhe rastin e Ferran Torres, duke pretenduar se Barcelona nuk toleron lojtarë që mendojnë se janë mbi klubin./



