Djali i Trumpit prezanton pasaportën e re amerikane me fytyrën e babait të tij
Eric Trump ka tërhequr vëmendjen pasi ka publikuar një video në të cilën prezanton pasaportën e re amerikane, në të cilën është vendosur portreti i babait të tij, Donald Trump.
Dizajni i veçantë ka shkaktuar reagime dhe kritika në internet, ndërsa Eric Trump është shprehur entuziast për të.
Eric Trump ka prezantuar të ashtuquajturën “Patriot Passport”, një pasaportë e krijuar nga Departamenti i Shtetit në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.
“Shikoni çfarë më erdhi me postë. Pasaporta e re… Më pëlqen shumë”, është shprehur Eric Trump teksa e ka hapur dokumentin para kamerës.
Pasaporta përmban elemente të ndryshme që lidhen me historinë amerikane.
Në dizajn është vendosur portreti i Donald Trumpit, së bashku me një pjesë të tekstit të Deklaratës së Pavarësisë.
Gjithashtu, përfshihen një flamur i artë “Freedom 250” dhe një ilustrim i Etërve Themelues duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë.
Departamenti i Shtetit ka planifikuar të prodhojë 250 mijë kopje të kësaj pasaporte.
Çmimi i saj është 130 dollarë, ndërsa aplikantët e rritur që aplikojnë për pasaportë për herë të parë duhet të paguajnë edhe një tarifë pranimi prej 35 dollarësh.



