Ambasadori i BE-së në Kosovë takon Sveçlën dhe drejtorin e policisë: Diskutuam për sigurinë e të gjitha komuniteteve
07 shtator 2026
| 12:22
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.
“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, citohet të ketë thënë Schuebel.



