Dafina Dauti sjell këngën ‘Kosova po pret’, kushtuar çlirimtarëve në Hagë (video)

07 shtator 2026 | 12:41

Këngëtarja Dafina Dauti ka sjellë këngën e re “Kosova po pret”, kushtuar liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Bediha Emini.

Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të merret më 16 shtator.

Para këtij vendimi, në kryeqytetin e Kosovës, më 12 shtator do të mbahet marshi “Kosova po pret”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Kënga e Dafina Dautit vjen në prag të këtij marshi, i cili synon të shprehë mbështetjen për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është mbajtur takimin e 302-të,…