Seanca e 9 shtatorit, Haradinaj: Është jo kushtetuese, VV na i ka djegë mandatet

07 shtator 2026 | 19:42

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se mandatet e deputetëve janë djegur dhe çdo veprim i deputetëve është jokushtetues, kur u pyet për seancën e thirrur me datën 9 shtator.

I ftuar në Canape, Haradinaj tha; “partia fituese që nuk e ka konstituu kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë…”.

Ai tha se me shku në seancë pa mandat kushtetues “nuk lejohet”.

“Ne nuk jemi deputetë, unë skam mandat më, me shku me një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën me 5 shtator, cdo veprim që marrim është jokushtetues”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është…