KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028
08 shtator 2026
| 12:57
Përfaqësuesit KFOR-it dhe Islandës kanë nënshkruar një marrëveshje zgjatjeje në Reykjavik, duke vazhduar bashkëpunimin e tyre për hapësirën ajrore mbi Kosovë deri më 31 dhjetor 2028.
Marrëveshja e zgjatjes siguron vazhdimin e partneritetit ndërmjet KFOR-it dhe Qeverisë së Islandës, e cila vepron përmes Autoritetit Islandez të Transportit (ICETRA), me synimin për të lehtësuar hapjen e linjave të reja komerciale në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovë.



