Zhvillimet politike, Tahiri: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet
08 shtator 2026
| 15:32
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka përcjellë një mesazh për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e besimit në vete dhe të vullnetit të qytetarëve për të sjellë ndryshime.
Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se asnjë pengesë nuk është e përhershme kur qytetarët besojnë në forcën dhe potencialin e vendit.
“Kur Kosova beson në veten e saj, asnjë pengesë nuk është e përhershme. Ajo që duket e pathyeshme sot, nesër mund të jetë vetëm një kapitull i së kaluarës. Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet”, ka shkruar Tahiri.



