Rama: Siguria është themeli i një kryeqyteti funksional dhe i një shoqërie të qëndrueshme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përprarim Rama, ka marrë pjesë të dielën në ceremoninë e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës.
Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në faqen zyratre në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi të Ramës, ku ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë dhe funksionimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
“Siguria është themeli i një kryeqyteti funksional dhe i një shoqërie të qëndrueshme”, thuhet në postimin e komunës.
Në ceremoni u nderuan angazhimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave dhe burrave të Policisë së Kosovës, të cilët çdo ditë janë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Mirënjohje për shërbimin dhe përkushtimin tuaj!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Komuna e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Siguria është themeli i një kryeqyteti funksional dhe i një shoqërie të qëndrueshme.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mori pjesë në ceremoninë e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, ku u nderuan angazhimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave dhe burrave që çdo ditë janë në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë.
Mirënjohje për shërbimin dhe përkushtimin tuaj!



