Lushtaku: Moskonstituimi i Kuvendit bashkon Listën Serbe dhe LV-në, vendimi i 16 shtatorit do t’i trazojë të dyja
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit dhe zhvillimet e fundit politike.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lushtaku ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit po i bashkon, sipas tij, Listën Serbe dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Moskonstituimi i Kuvendit i bashkon Listën Serbe dhe Lëvizjen Vetëvendosje – vendimi i 16 shtatorit do t’i trazojë të dyja”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka thënë se komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen në emër të komunitetit, sipas përcaktimeve kushtetuese.
“Prandaj, përdorimi i termit ‘në emër të popullit serb’ nga deputeti Simiq është i papranueshëm dhe nuk mund të trajtohet si një çështje e parëndësishme gjuhësore”, ka shkruar Lushtaku.
Sipas tij, Lista Serbe po e sfidon frymën kushtetuese përmes gjuhës politike, ndërsa LV-ja, siç ka thënë ai, po e sfidon Kushtetutën duke mos i respektuar afatet kushtetuese për konstituimin e institucioneve të shtetit.
“Lista Serbe e sfidon frymën kushtetuese përmes gjuhës politike, ndërsa LV-ja po e sfidon Kushtetutën duke mos i respektuar afatet kushtetuese për konstituimin e institucioneve të shtetit”, ka shkruar Lushtaku.



