Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

10 shtator 2026 | 09:51

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e tij të 372-të, shqyrtoi raportin e Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën e kryetarit të Gjykatës Administrative.

Anëtarët e KGJK-së, sipas rekomandimit të Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve, dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash zgjodhën Kreshnik Kaçiu kryetar të Gjykatës Administrative të Republikës së Kosovës.

Mandati i tij është pesëvjeçar dhe do të filloj nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se një muaji ngërç politik, Kuvendi i…