Ibishi: Serbia nuk do të heqë dorë nga lufta hibride ndaj Kosovës
10 shtator 2026
| 09:57
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka paralajmëruar për vazhdimin e luftës hibride të Serbisë ndaj Kosovës.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Ibishi tha se nuk pret pasoja të mëdha për Serbinë pas zhvillimeve të fundit, duke vlerësuar se situata mund të kalojë me disa kritika nga Bashkimi Evropian.
“Unë mendoj që kjo heshtje do të kalojë pa ndonjë pasojë për Serbinë. Për në anën tjetër, marrim akuza se ne po e rrezikojmë Serbinë me këtë aleancë, pra Kosovë, Shqipëri, Kroaci”, tha Ibishi.
Ai theksoi se Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj ndikimit rus dhe synimeve të Serbisë.
“Rrezik shoh në vazhdimin e luftës hibride në forma të tjera. Serbia asnjëherë s’do të heqë dorë nga kjo”, u shpreh Ibishi në Klan Kosova.



