Grabiti nëntë banesa në Austri, shqiptari dënohet gjashtë vjet burg

11 shtator 2026 | 08:10

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg  për grabitjen e 9 banesave në Vorarlberg, Austri.

Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor.

Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’. Gjurmët e ADN-së në vendngjarje çuan te shqiptari. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian, shkruan Vizionplus.

I dënuari dyshohet se është i varur nga lojërat e fatit dhe ka 12 mijë euro borxhe ndaj bankave.Më herët, 46-vjeçari kishte qenë i dënuar me burg për vepra të ngjashme në Suedi dhe Danimarkë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u goditën nga…