Në nderim të 11 Shtatorit, në Ferizaj organizohet aksion humanitar për dhurim gjaku

11 shtator 2026 | 08:42

Ilir Mezelxhiu, në emër të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka njoftuar se në Ferizaj është organizuar një aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut, në përkujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksioni është organizuar në bashkëpunim me Kryetarin e OVL-UÇK në Ferizaj, Afrim Mehmeti, veteranë të luftës dhe anëtarë të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, si dhe me Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Sipas Mezelxhiut, aktiviteti është zhvilluar në shenjë solidariteti, respekti dhe miqësie me popullin amerikan, duke nderuar kujtimin e të gjithë personave që humbën jetën në sulmet e 11 Shtatorit.

“Përmes këtij gjesti humanitar, dëshirojmë të përcjellim mesazhin se dhimbja na bashkon, solidariteti na forcon dhe miqësia ndërmjet popullit të Kosovës dhe popullit amerikan mbetet e përjetshme”, ka thënë Mezelxhiu.

Ai ka theksuar se aktiviteti synon të përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova dhe Amerika – miqësi dhe solidaritet përjetë”, thuhet në mesazhin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kongresmen federal meksikan nga partia në pushtet MORENA është…