Ambasadori britanik takon Isufajn, theksohet rëndësia e bashkëpunimit

11 shtator 2026 | 12:31

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Hargreaves dhe Isufaj kanë diskutuar për çështjet aktuale në fushën e sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ambasadori britanik e ka përgëzuar këtë institucion për punën e tij, ndërsa ka riafirmuar mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

“Ambasadori britanik e përgëzoi Prokurorinë Speciale për punën e saj dhe riafirmoi mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet e Britanisë së Madhe. Mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet e Britanisë së Madhe e theksoi edhe z. Isufaj, si një nga partnerët kryesorë institucionalë të Prokurorisë Speciale”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndërprerjes së seancës konstituive, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,…