‘Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe?’, Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona është mbi rendin kushtetues
11 shtator 2026
| 13:24
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kadrijaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, se nuk respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe rregulloret.
Ajo ka përmendur edhe Dejona Mihalin, duke pretenduar se ajo është “mbi rendin kushtetues”.
“Për Albin Kurtin e LV-së nuk ka Kushtetutë, ligje e as rregullore. Dejona është mbi rendin kushtetues. Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe!”, ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.



