Hoti, Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i di – je abuzuesi më i madh
29 tetor 2026
| 13:01
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit.
Hoti i është drejtuar Muratit me akuza të drejtpërdrejta, duke e kritikuar për mënyrën e menaxhimit të financave publike.
“Ministër, po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh”, ka deklaruar Hoti.
Përplasja ka ndodhur në kuadër të diskutimeve për çështjet buxhetore, gjatë të cilave Hoti ka shprehur kritikat e tij ndaj Muratit.



