Sayed Mosawi ngre flamurin e Kosovës, shpallet kampion bote në Muaythai

11 shtator 2026 | 13:47

Garuesi i Muay Thai-t, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote për seniorë në Kampionatin Botëror të IFMA-s, i cili po mbahet në Deçan dhe organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës.

Mosawi, me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur në Suedi, tashmë është shtetas i Kosovës dhe përfaqëson Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për suksesin e Mosawit ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili e ka uruar garuesin për triumfin.

“Medalje, por të bronzta, fituan edhe Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti. Urime garuesve dhe Federatës së Muaythait të Kosovës për suksesin e arritur”, ka njoftuar KOK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së…