Haradinaj: Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës
12 shtator 2026
| 15:28
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas Marshimit për Liri dhe Drejtësi të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj ka thënë se qytetarët u bashkuan në sheshin e Prishtinës “si dikur nën logon e UÇK-së”, duke përcjellë, sipas tij, një mesazh të fuqishëm për liri dhe drejtësi.
“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës! Sot u bashkuam në shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK-së me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.
Ai ka shtuar se Kosova sot “foli fuqishëm për liri” dhe se mesazhi i marshimit ishte për “pafajësi të plotë dhe liri për Çlirimtarët”.



