Qeveria e Kosovës falënderon organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë
12 shtator 2026
| 15:56
Qeveria e Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë, pas përfundimit të marshit.
“Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”.
“Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të”.
“Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës.



