OVLUÇK: Populli foli edhe njëherë, këta zëra nuk mund të injorohen
12 shtator 2026
| 15:59
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK) ka reaguar pas Marshit për Liri të mbajtur sot në Prishtinë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e qytetarëve si një mesazh të fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, OVLUÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët që morën pjesë në marshim.
“Populli foli edhe njëherë. Faleminderit bashkëluftëtarë e qytetarë. Këta zëra nuk mund të injorohen”, thuhet në reagimin e OVLUÇK-së.
Marshi u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa pjesëmarrësit përcollën mesazhe për liri, drejtësi dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.



