Policia: Marshi solidarizues paqësor përfundoi i qetë
12 shtator 2026
| 16:27
Policia e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e marshit në aspektin e sigurisë, i cili kalojë në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.
Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në marsh dhe qarkullimit në trafikun rrugor.
“Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor”, ka njoftuar Policia.



