Balla: Do të kisha dashur të ishim të gjithë në shesh, pa dallime politike
12 shtator 2026
| 18:13
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, tha se do të dëshironte që në marshimin në Prishtinë të ishin të gjithë së bashku, pa dallime politike.
“Do kisha dashur shumë që sot në shesh të ishte, pa dallim partie politike, të gjithë së bashku, nga Kosova, Shqipëria, siç ishim nga Maqedonia me të përhershmin Ali Ahmeti, apo dhe nga Mali i Zi, apo dhe nga Lugina”, tha Balla në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ai theksoi se lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm çështje e Kosovës, por edhe e shqiptarëve nga viset e tjera.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa dyshim që u bë me djemtë e Kosovës, edhe me djem nga viset e tjera të shqiptarisë, por këtu është interesi kombëtar”, deklaroi Balla.



