Vdiq veterani i arsimit Qazim Azemi
13 shtator 2026
| 09:22
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, më 13 shtator, Qazim (Mustafë) Azemi, i lindur në vitin 1945.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor, ku e kanë kujtuar të ndjerin si profesor, drejtor dhe prind të përkushtuar, duke vlerësuar kontributin e tij në arsim dhe për vendin.
Sipas familjes, angazhimi i Azemit kishte vazhduar edhe pas pensionimit.
Namazi i xhenazes do të falet me ikindi në xhaminë Karamanli në Vushtrri, ndërsa varrimi do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Dumnicë e Poshtme, vendlindja e të ndjerit.
“Do të jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona, kudo që të jemi e sa të kemi jetë”, thuhet në mesazhin e familjes.



