Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

13 shtator 2026 | 13:02

Albin Kurti është propozuar për mandatar për formimin e qeverisë së re, menjëherë pasi Lëvizja Vetëvendosje e shpalli të konstituuar Kuvendin.

Shefja e grupit parlamentar të LV-së, Arbërie Nagavci, këtë propozim ia dorëzoi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Në dokumentin zyrtar, thuhet se propozimi bazohet në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në nenin 84, pika 14, dhe nenin 95, paragrafi 1, si dhe në pikën 68 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të 1 korrikut 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën, një gjykatë speciale do të vendosë nëse ish-drejtuesi…