Donald Trump “trazon ujërat” në Irlandë: Do më pëlqente të ishte e bashkuar, kjo mund të ndodhë…

13 shtator 2026 | 19:33

“Do të më pëlqente shumë të shihja një Irlandë të Bashkuar, dhe kjo mund të ndodhë që tani”, kështu deklaroi papritur presidenti amerikan Donald Trump në nisje të vizitës në Dublin, ku  duket se mbështeti idenë e ndryshimit të statusit kushtetues të Irlandës së Veriut dhe bashkimit të saj me Republikën e Irlandës.

Pas takimit me kryeministrin irlandez Micheál Martin, Trump tha se bashkimi do të ishte, sipas tij, “një gjë fantastike”, edhe pse pranoi se Britania e Madhe do të kishte një rol në këtë çështje. Komenti shkaktoi reagimin e fortë nga qeveria britanike dhe Irlanda e Veriut.

Kjo deklaratë u kundërshua nga lideri i Partisë Demokratike Unioniste, Gavin Robinson, duke thënë se e ardhmja kushtetuese e Irlandës së Veriut duhet të vendoset nga vetë banorët e saj dhe jo nga Uashingtoni, Londra apo Dublini.

Sipas Marrëveshjes së vitit 1998, një referendum për  shkëputjen e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar mund të thirret vetëm nga qeveria britanike. Kjo e fundit ka deklaruar se një referendum i tillë aktualisht nuk është në axhendë. Irlanda e Veriut mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa çështja e bashkimit me Republikën e Irlandës vazhdon të jetë një nga temat më të ndjeshme politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, njëherit nënkryetar i Kuvendit nga…