Britania kundërshton Trumpin për bashkimin e Irlandës

13 shtator 2026 | 08:18

Qeveria britanike ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump në mbështetje të bashkimit të Irlandës, duke thënë se aktualisht nuk ka mbështetje të mjaftueshme në Irlandën e Veriut për një referendum.

Trump deklaroi se do të dëshironte të shihte një Irlandë të bashkuar dhe se një bashkim i tillë “mund të ndodhë edhe tani”.

Sipas Marrëveshjes së së Premtes së Madhe të vitit 1998, referendumi mund të thirret nëse duket e mundshme që shumica në Irlandën e Veriut do të votojë për largimin nga Mbretëria e Bashkuar dhe bashkimin me Irlandën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se pret një…