Kurti në ShBA për Asamblenë e OKB-së, komuniteti shqiptaro-amerikan e pret në Bronx më 19 shtator
15 shtator 2026
| 12:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Me këtë rast, komuniteti shqiptaro-amerikan ka njoftuar se do të organizojë një takim me Kurtin në Bronx të Nju Jorkut.
Takimi është paraparë të mbahet më 19 shtator, duke filluar nga ora 16:30.
Sipas njoftimit të organizatorëve, bëhet fjalë për një mundësi që anëtarët e komunitetit shqiptar në ShBA të takohen me kryeministrin e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.
Qëndrimi i Kurtit në ShBA lidhet me pjesëmarrjen në aktivitetet dhe takimet që zhvillohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë muajit shtator.




