Hoti nga Haga: Historia e Kosovës mund të vihet në bankën e të akuzuarve e të sfidohet, por nuk mund të zhbëhet

15 shtator 2026 | 14:58

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka shkruar për rikthimin e tij në një sallë gjyqi në Hagë, gati 32 vjet pasi për herë të fundit ishte në një sallë gjyqi, në ditën kur dënohej babai i tij, veprimtari politik e kombëtar, Ukshin Hoti.

Në një postim në Facebook, Hoti ka kujtuar 28 shtatorin e vitit 1994, kur regjimi serb dënoi babanë e tij për bindjet dhe veprimtarinë e tij politike e kombëtare.

“Sot, po gjykohet një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë – Ushtria Çlirimtare e Kosovës që i priu luftës për liri”, ka shkruar Hoti, duke e lidhur historinë e babait të tij me procesin gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka theksuar se Kosova nuk është arritur si dhuratë, por përmes burgut, përndjekjes, gjakut, jetëve dhe sakrificës.

“Prandaj, sot jam këtu si qytetar i një Republike të lirë, që e di mirë çmimin e kësaj lirie”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, historia e Kosovës mund të sfidohet, të shtrembërohet apo të tentohet të rishkruhet, por nuk mund të zhbëhet.

“Sepse verdikti më i madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vetë Kosova e lirë”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për qarkullimin e mesazheve…