Çfarë presin qytetarët e Kosovës nga verdikti i Hagës për Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin? (video)
15 shtator 2026
| 16:02
Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, “Radio Evropa e Lirë” ka udhëtuar nëpër Kosovë për të marrë qëndrimin e qytetarëve rreth vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.
Qytetarëve u është bërë pyetja: “Çfarë prisni nga verdikti i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale?”.



