Zidane befason me vendimin e parë te Franca, fton një lojtar që nuk ka luajtur kurrë për ‘Gjelat’

15 shtator 2026 | 16:27

Zinedine Zidane ka bërë një zgjedhje befasuese për ndeshjet e ardhshme të Francës, duke ftuar mbrojtësin e Brightonit, Olivier Boscagli, në kombëtare.

Sipas L’Equipe, 28-vjeçari është përfshirë në listën e Zidane, ndërsa lista zyrtare e Francës pritet të publikohet më vonë.

Boscagli ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Kombëtares franceze, por asnjëherë nuk ka arritur të debutojë me ekipin e parë. Tani, kjo mund të ndryshojë nën drejtimin e Zidane.

Mbrojtësi i lindur në Monako kaloi gjashtë vite te PSV Eindhoven, nga viti 2019 deri më 2025, duke zhvilluar gjithsej 204 paraqitje për klubin holandez.

Vitin e kaluar ai u transferua te Brightoni, por sezoni i parë në Angli nuk shkoi sipas pritshmërive. Boscagli pati vështirësi për të siguruar një vend titullari dhe kaloi një pjesë të madhe të sezonit në pankinë.

Gjërat kanë ndryshuar dukshëm këtë sezon. Mbrojtësi francez është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm dhe deri tani ka nisur nga minuta e parë në çdo ndeshje, duke lënë përshtypje të mira në Ligën Premier.

Forma e tij duket se ka bindur Zidane, i cili vendosi t’i japë mundësinë për të qenë pjesë e kombëtares.

Në fund të këtij muaji, Franca do të përballet me Turqinë, Belgjikën dhe Italinë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka…