Pamje sot nga Haga, qindra shqiptarë me flamuj para Speciales, disa orë para verdiktit
Mijëra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, në prag të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi pritet të shpallet më 16 shtator.
Qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën e vendimit.
Para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë parë flamuj të UÇK-së, ndërsa qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.
Vendimi i së mërkurës pritet me interes të madh në Kosovë dhe në mesin e familjarëve, mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të të akuzuarve.



