Asambleistja e PDK-së ngrit flamurin e UÇK-së në Mitrovicë: Kur institucionet heshtin, ne i nderojmë çlirimtarët
15 shtator 2026
| 20:20
Asambleistja e PDK-së në Mitrovicë, Majlinda Kurti, ka ngritur flamurin e UÇK-së në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për çlirimtarët.
Ajo ka treguar se një veprim të tillë e ka ndërmarr pasi Komuna e Mitrovicës nuk e ka vendosur asnjë flamur të UÇK-së në qytet në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka postuar një fotografi duke e ngritur flamurin e UÇK-së.
“Kur institucionet heshtin, ne e ngrisim flamurin e UÇK-së në pritje, nderim dhe mbështetje të çlirimtarëve”, ka shkruar Kurti.



