Shqipe Selimi nga Haga: Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund

15 shtator 2026 | 19:49

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi ndodhet në Hagë, kur kanë mbetur pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo dhe familjarë të tjerë që nga dje kanë nisur t’i kryejnë vizitat e fundit para se të jepet verdikti nga katërshja e gjykatësve të Speciales dhe gjithashtu atje ta presin shpalljen e aktgjykimit.

Nga Haga, Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke u shprehur e bindur se do të jetë beteja e fundit për fitore.

“Nga beteja në betejë. Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati amerikan në pension, William Walker, për Express ka folur…