Vëllai i Thaçit para verdiktit: Besim në luftën e pastër të UÇK-së dhe drejtësinë
16 shtator 2026
| 09:52
Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, pak minuta para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ka thënë se familja e tij vazhdon të ketë besim në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në drejtësinë e drejtë.
Ai ka thënë se të gjithë familjarët e tyre ndodhen në Hagë për të pritur verdiktin, ndërsa ka theksuar se nëna e tyre është e lodhur nga gjendja shëndetësore.
“Besimi në luftën e pastër të UÇK-së, besimi në Zotin edhe drejtësinë e drejtë. Gjithë i kemi atje (në Hagë). Nëna është e lodhur”, ka deklaruar Gani Thaçi.



