Konjufca: Presim aktgjykim lirues
16 shtator 2026
| 10:11
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, tha nga Haga se pret aktgjykim lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
“Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse. Kishte vetëm një qëllim – qëllimin e lirisë për popullin tonë dhe stopimin e gjenocidit që ishin duke e kryer në atë kohë forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë”, tha Konjufca.



