Messi nënshkruan kontratat, për marrëveshjen e tij të re në Spanjë
Lionel Messi ka përfunduar një marrëveshje të rëndësishme në Spanjë, sipas një raportimi të mediave, me yllin e Inter Miamit dhe Argjentinës që është pranë një aventure të re.
Gazeta “AS” shkroi: “Një nga lajmet më të rëndësishme në fillimin e sezonit është pranë konfirmimit. Lionel Messi është në prag të bëhet pronari i ri i Eldenses”.
Të dyja palët tashmë e kanë nënshkruar marrëveshjen e blerjes, e cila tani është duke u shqyrtuar. Ka mbetur vetëm një pengesë: miratimi nga Këshilli i Lartë i Sporteve të Spanjës.
Messi do t’i blejë të gjitha aksionet e klubit për t’u bërë pronari i vetëm i tij.
Eldense ka 3 500 abonues sezonalë në një qytet me pak më shumë se 55 000 banorë.
I sapograduar në divizionin e dytë të Spanjës, klubi që po e blen Messi ka ambicie të mëdha për të arritur në elitë në të ardhmen.
Javi Calleja është një nga emrat kryesorë në projektin e Messit.
Trajneri i lindur në Madrid është kandidati kryesor për të marrë drejtimin pas shkarkimit të Claudio Barraganit.
Ende nuk është finalizuar asgjë. Megjithatë, ai mbetet zgjedhja e parë dhe situata do të bëhet më e qartë në orët në vijim.



