Gucati pas aktgjykimit: E papranueshme, sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë!
16 shtator 2026
| 11:53
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gucati e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm, duke pretenduar se me këtë aktgjykim janë kënaqur Serbia dhe Rusia.
“E papranueshme. Sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë me vendimet që i mori, gjoja se ne kemi bërë krime lufte, por kjo gjoja është e pavërtetë”, është shprehur Gucati.



