Derbi Gjilani – Prishtina, të premten mbrëma
Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës, sikurse edhe xhirot e mëparshme, do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, me duelet që do të luhen të premten, të shtunën dhe të dielën.
Megjithatë, kjo xhiro do të hapet me ndeshjen derbi ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e cila luhet të premten nga ora 19:00, nën dritën e reflektorëve.
Kjo është edhe ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, duke pasur parasysh formën fantastike të Prishtinës, që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.
Prishtina prin në tabelë me 15 pikë, katër më shumë se Gjilani, që zë vendin e katërt dhe ka një ndeshje më shumë të luajtur se bardhekaltrit.
Ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje janë Feronikeli ’74 – Vushtrria dhe Malisheva – Ballkani, që luhen të shtunën nga ora 16:00.
Ndërsa, të dielën në orën 16:00 do të përballen Drenica – Llapi dhe Dukagjini – Drita, ndeshje kjo që nis në orën 19:00.



