Bashkëshortja e zëdhënësit të UÇK-së: Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat për të cilat akuzohet

17 shtator 2026 | 13:27

Një ditë më parë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka folur ekskluzivisht për edicionin e lajmeve të “Top Channel”, ku ka treguar se çfarë i ka thënë lideri i UÇK-së familjes së tij.

“Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat që akuzohet. Tha se nuk i ka bërë keq askujt dhe nuk donte t’i bënte keq as vetes. Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin, megjithëse nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, nuk besojnë shumë. I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë”, është shprehur bashkëshortja e Krasniqit.

Ndërkohë, gazetarja Kristi Gongo ka lexuar edhe mesazhin që ia ka dërguar Jakup Krasniqi familjes së tij pas dënimit të dhënë nga Haga.

“S’ka njeri në botë që i kam bërë keq. S’dua t’i bëj keq as vetes. Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë. Dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë”, ishte mesazhi i Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agim Vinca Dënime drakonike për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë…