Hamza takon Kurtin, Abdixhikun e Gjinin pas aktgjykimit në Hagë: Situata është serioze, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit

17 shtator 2026 | 21:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejteusve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovpës, është takuar ndaras me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Daut Gjinin.

Hamza ka thënë se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, ndërsa tema kryesore e diskutimeve ka qenë situata e krijuar pas aktgjykimit në Hagë dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.

I falënderoj të tre për takimet”, ka shkruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve është diskutuar për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat aktuale, si dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet partive politike në këtë periudhë.

“Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Hamza.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neptun Kosova sjell ofertën “Happy Days”, të enjten, më 17…