Krasniqi nga protesta: Populli i Kosovës çlirimtarët e vet i ka shpallë të pafajshëm
17 shtator 2026
| 21:39
Ish-kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi nga protesta e cila po mbahet kundër Speciales në shesh, tha se qytetarët e Kosovës nuk pajtohen me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Krasniqi tha se, sipas tij, ish-krerët e UÇK-së janë “ikonat e lirisë” dhe se vendimi i Hagës ka qenë i padrejtë.
“Në emër të popullit i shpallim të pafajshëm. Kosova çlirimtarët e vet i ka shpallur të pafajshëm. Ajo gjykatë ka degraduar skajshmërisht, është komplet jashtë misionit, jashtë asaj që kemi besuar”, tha Krasniqi.



