Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

17 shtator 2026 | 21:46

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar se UÇK-ja nuk mund të dënohet dhe se ajo, sipas tij, është pjesë e historisë dhe pasuri e popullit të Kosovës.

Duke folur në Debat Plus, Selimi ka thënë se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Kosova nuk do të ishte në gjendjen në të cilën ndodhet sot.

“Kurrë nuk mundet të dënohet UCK-ja. UCK-ja është pasuria e këtij populli, pa UCK-në ne sot s’do të ishim këtu. Kush kanë qenë pjesëtarët e kësaj organizate, sa dëshmorët i kemi dhënë në krye me Adem Jasharin, cilës organizatë kanë qenë.. sa veteranët i kemi, sa invalidë. Të gjithë kanë qenë të ushtrisë më të lavdishme, UCK-së. Kësaj organizate që ky trup gjykues mendon t’i dënoj. Nuk mund t’i dënoi askush. As nuk ka kush që e fyen apo zhbën UCK-në, sepse ajo ka dal nga populli”, ka deklaruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi nga protesta e cila po…