Nga UÇK-ja te majat e shtetit dhe Haga: Historia e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

17 shtator 2026 | 21:54

Nga lufta e UÇK-së te postet më të larta të shtetit dhe më pas në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë qenë ndër figurat kryesore politike e institucionale të Kosovës pas luftës.

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Por kush janë katër figurat që për më shumë se tri dekada kanë qenë pjesë e momenteve kyçe të historisë së re të Kosovës?

Ndiqni rrugëtimin e tyre, nga vitet e ilegalitetit dhe lufta e UÇK-së, te Rambujeja, institucionet e Kosovës dhe procesi gjyqësor në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar…