Musliu: Anton Quni tha se do të tërhiqej nga politika kur Thaçi e Veseli të jenë në burg, atëherë jep dorëheqje

18 shtator 2026 | 13:34

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar tërheqjen nga politika të deputetit të LDK-së, Anton Quni, duke iu referuar një deklarate të tij, në të cilën, sipas saj, ai kishte thënë se do të jepte dorëheqje nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të përfundonin në burg.

Musliu ka deklaruar se mund të flasë në emrin e saj, ndërsa ka theksuar se për qëndrimet e partisë duhet të merret vendim në nivel partiak.

“Mund të flas në emrin tim, sepse kur flas në emër të partisë duhet të marrim qëndrim si parti. Vetë fakti që ne jemi sot këtu në shesh, si parti, kjo do të thotë që i përkrahim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, si Ganimete Musliu, dua t’ia shtoj edhe një kërkesë. Përveç Donika Gërvallës, duhet të japë dorëheqje edhe Dimal Basha. Sepse punimet shkencore të Dimal Bashës janë të dëmshme, po aq sa janë të dëmshme edhe mbledhja e dosjeve nga Donika Gërvalla”, ka thënë ajo.

Më pas, Musliu i është drejtuar deputetit të LDK-së, Anton Quni, duke kërkuar që të tërhiqet nga politika, duke iu referuar deklaratës së tij të mëparshme.

“Deputeti Anton Quni të tërhiqet nga politika, sepse nëse iu kujtohet pat thënë se kur të jetë në burg Hashim Thaçi e Kadri Veseli, unë do ta lë politikën. Prandaj, Anton, nëse je veç pak i përgjegjshëm ndaj asaj që ke thënë, jep dorëheqje nga politika”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas…