Djali i Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, te drejtësia e tyre
18 shtator 2026
| 13:30
Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka folur pas protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai është shprehur se familjet dhe mbështetësit e tyre nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj, por po kërkojnë, siç ka deklaruar, korrigjimin e një gabimi që është ndikuar nga politika.
“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, te drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë”, ka thënë Veseli.



