Hasani: Protestat të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare, institucionet të veprojnë!

18 shtator 2026 | 13:23

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se vendimi ndaj krerëve të UÇK-së, sipas tij, është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shtetit të Kosovës dhe luftës së popullit.

Sipas Hasanit, protesta e sotme gjithëpopullore tregoi solidaritet, mbështetje dhe një mohim që, në emër të popullit të Kosovës, të gjykohet lufta e vendit.

“Unë shpresoj që protestat e vazhdueshme ta prekin ndërgjegjen ndërkombëtare dhe do ta vlerësojnë se aktgjykimi ka qenë i padrejtë, tendencioz dhe i paramenduar nga Gjykata Speciale me mbështetjen e Serbisë”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka folur pas përfundimit të…