128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët – dënimet e gjykatave në Hagë
Gjykata Speciale dje ka shqiptuar dënime drastike ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në verdiktin që ka zgjuar reagime të shumta për padrejtësi, Thaçit dhe Krasniqit u është shqiptuar dënimi prej 25 vjetësh burgim, Veselit 18 vjet, si dhe Selimit prej 13 vjetësh burgim.
Me dënimin e tyre në shkallë të parë, është rritur numri i shqiptarëve që janë dënuar nga gjykatat për luftën e fundit në Kosovë, për dallim nga serbët që kanë qenë agresor.
Sipas një infografike të publikuar nga Evropa e Lirë, 128 vjet burgim janë shqiptuar për shqiptarët, kurse 107 për serbët.
Këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykatat me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.




